Rikujtesë!
Urdhri i Psikologut rikujton se afati i fundit për kryerjen e pagesës se kuotizacionit për këtë vit është data 31 Mars.
Pas këtij afati, cilido psikolog i cili nuk ka kryer pagesën e kuotizacionit do të ç’regjistrohet nga Regjistri i Anëtarësisë së Urdhrit të Psikologut.
Ju informojmë se për t’u ribërë anëtar më pas, duhet që të krahas pagesës së kuotizacionit vjetor të shlyhet edhe tarifa e ri-regjistrimit.
Pas datës 31 Mars, Regjistri i Anëtarësisë së Urdhrit të Psikologut do të përditësohet dhe në të do të jenë pjesë vetëm anëtarët, të cilët kanë përmbushur detyrimin ligjor për këtë vit.
Rikujtojmë edhe njëherë se vlera e Kuotizacionit Vjetor për vitin 2022 është:
1.Për të gjithë anëtarët psikologë me statusin e Praktikantit (pra për të gjithë ata që nuk janë të Licencuar), Kuotizacioni Vjetor do të jetë në vlerën 4.500 Lekë.
2.Për të gjithë anëtarët psikologë të cilët janë të licencuar dhe që janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë, Kuotizacioni vjetor do të jetë në vlerën 15.000 Lekë.
3.Për të gjithë anëtarët e tjerë, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë prej kategorive të mësipërme vlera e Kuotizacionit vjetor do të ngelet e njëjtë në masën 6.000 Lekë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Urdhri i Psikologut