Urdhri i Psikologut, i përfaqsuar nga presidentja Valbona Treska, po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar inagurues të Psikologjisë dhe Shëndetit Global: “Një Udhëheqës në Veprim mbi Klimën”, i cili po mbahet në datat 14-16 Nëntor në Lisbonë, Portugali. Ky samit bashkon udhëheqës në fushën e psikologjisë nga gati 40 vende nga e gjithë bota për t’u përqëndruar në rritjen e rolit të psikologjisë në adresimin e problemeve të ndryshimit global të klimës, në mënyrë specifike për të ndihmuar në arritjen e Qëllimit 13 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm: Të ndërmarrin veprime urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës dhe ndikimet e saj.

Pasditen e së Premtes ky Samit do të jetë i hapur për publikun dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në livestream:
https://www.psychologyandglobalhealth.org/
Kjo seancë e hapur, nga ora 15: 30, deri ne 19: 00 do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të: Sekretarit të Përgjithshëm të OKB António Guterres, Marcelo Rebelo de Sousa – President i Portugalisë, Arthur Evans – CEO i Shoqatës Psikologjike Amerikane (APA) dhe Francisco Rodrigues – President i Urdhrit të Psikologëve Portugezë.
Ju inkurajomëj të shikoni këtë seancë!

Urdhri i Psikologut