Në lidhje me 5 kategoritë e ndara sipas Fushës së Kompetencës në Fondin e Pyetjeve për Provimin e Shtetit, tek faqja zyrtare e QSHA-së sqarojmë se:
Çdo anëtar i Urdhrit të Psikologut i cili është në pritje të kryerjes së Provimit të Shtetit në mënyrë që të licencohet, duhet që paraprakisht të orientohet se si duhet të procedojë në lidhje me përgatitjen e këtij provimi. Në faqen zyrtare të QSHA tek Fondi i Pyetjeve për Provimin e Shtetit për psikologët gjeni të emërtuara 5 kategori, që i përkasin 5 fushave të psikologjisë. Më poshtë po Ju specifikojmë secilën prej 5 kategorive të listuara në faqen zyrtare të QSHA, se me cilën prej fushave të përcaktuara nga Urdhri i Psikologut është ekuivalente:
1.Psikologji Klinike = Fusha Shëndeti Mendor
2.Psikologji Organizacionale = Fusha Psikologji Pune dhe Organizacionale
3.Psikologji Ligjore = Fusha Psikologji Juridike
4.Psikologji Edukimi Shkollore = Fusha Psikologji Edukimi
5.Psikologji Komunitare Sociale = Fusha Psikologji Sociale dhe Komuniteti
Për t’u orientuar më mirë se cilës Fushë i përkisni, mund të shikoni emërtimin në Kartën Tuaj të Anëtarësisë të këtij viti, pasi Ju rikujtojmë se Kartat e Anëtarësisë 2022, përmbajnë krahas profilit Tuaj Master edhe Fushën e Kompetencës, ndaj secili prej Jush mund ta verifikojë se në cilën prej 5 fushave bën pjesë profili i tij. Në këtë mënyrë ju përgatiteni vetëm për pyetjet e provimit të publikuara në kategorinë e fushës së kompetencës që i përkisni.
Cilido psikolog i cili ka paqartësi në lidhje me fushën e kompetencës të shkruar në Kartën e Anetarësisë 2022, të kontaktojë me Zyrën e UP.
Lutemi tërhiqni Kartat e Anëtarësisë!
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments