Njoftim i rëndësishëm!

Urdhri i Psikologut njofton se të gjithë ata psikologë, të cilëve i’u përfundon vlefshmëria e licencës në datë 01.09.2022 dhe që kanë interes për rinovimin e saj, duhet të na dërgojnë një kërkesë për rinovimin e Licencës, në adresën e e-mail-it: aplikime@urdhriipsikologut.al.

Aktualisht Urdhri i Psikologut, nëpërmjet komisioneve të tij, po punon intesivisht për verfikimimin e numrit të krediteve përfundimtare për këtë grup psikologësh dhe shumë shpejt do të njoftojë nëpërmjet e-mail-it individualisht secilin prej tyre, nëse kanë pëmbushur apo jo numrin e krediteve të kërkuara për rilicencim.

Psikologët të cilët pas vlerësimit, kanë plotësuar numrin minimal të krediteve për rilicencim dhe që DO TË NJOFTOHEN POZITIVISHT NGA NE PËR RILICENCIM, do të kryejnë pagesën për licencën e re në vlerën e 15.000 Lekë.

Kujdes! Pagesa për licencën e re, duhet të kryhet vetëm në momentin kur keni marrë me e-mail një përgjigje pozitive për rilicencimin.

Ju informojmë gjithashtu se pas datës 30 Shtator, institucioni ynë në bashkëpunim me të gjitha insitucionet e tjera, ku janë të punësuar psikologë, do të evidentojë emrat e psikologëve, të cilët nuk e kanë rinovuar licencën, por që vijojnë të ushtrojnë në kundërshtim me ligjin profesionin e psikologut, për marrjen e masave të menjëhershme për këtë kategori psikologësh.

Kërkojmë mirëkuptimin Tuaj për të bërë durim deri në përfundimin e plotë të procesit të verifikimit, pasi numri i psikologëve, të cilët do të rilicencohen në muajin Shtator është tepër i lartë.

Vëmendje!

Kërkesën për rinovimin e licencës me e-mail, ta dërgojnë vetëm ata psikologë të cilëve u përfundon vlefshmëria e licencës në 01.09.2022 dhe që duan ta rinovojnë atë. Psikologët të cilëve u përfundon vlefshmëria e licencës më vonë (në muajt pasardhës) do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë kërkesë në vazhdim, pas njoftimeve tona.

Ju faleminderit!

Urdhri i Psikologut