Rikujtesë!
Urdhri i Psikologut i rikujton të gjithë psikologëve, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e Licencës dhe që ende nuk kanë bërë kërkesën për rinovimin e saj, se dita e sotme është afati i fundit i aplikimeve. Aplikohet për rinvovimin e Licencës në website-in tonë, duke klikuar në linkun:https://www.urdhriipsikologut.al/aplikime.
Pas ditës së sotme Urdhri i Psikologut do të nis punën për verifikimin për këtë kategori psikologësh, nëse ata janë apo jo të pajisur me licencat e reja dhe do të përcjellë informacionin pranë insitucioneve ku këta psikologë ushtrojnë profesionin.
Sqarim: Insitucioni i Urdhrit të Psikologut ka për detyrë të vërë në dijeni insitucionet përkatëse, vetëm lidhur me statusin aktual të psikologut në raport me Urdhrin e Psikologut.
Urdhri i Psikologut
Recent Comments