Të nderuar Anëtarë,
Urdhri i Psikologut Ju njofton se janë rihapur aplikimet për kryerjen e Provimit të Shtetit.
Provimit të Shtetit do duhet t’i nënshtrohen këto kategori psikologësh:
1.Kategoria e psikologëve, të cilët e kanë përfunduar me sukses Praktikën Profesionale dhe Vlerësimin e Aftësimit Praktik (Provimin e Praktikës)
2.Kategoria e psikologëve, të cilët janë përjashtuar nga zhvillimi i Praktikës Profesionale, me vendim të Komisionit të Praktikës.
3.Kategoria e psikologëve, të cilët nuk kanë rezultuar kalues në provimet e mëparshme.
4.Kategoria e psikologëve, të cilët zotërojnë aktualisht një licencë të ushtrimit të profesionit dhe që kanë përfunduar zhvillimin e praktikës profesionale, apo janë përjashtuar me vendim të komisionit të Praktikës, në një profil tjetët në fushën e psikologjisë, që i përket një fushe kompetence të ndryshme me të parën.
Ju bëjmë me dije se, në bazë të Ligjit 40/2016 çdo psikolog që ushtron profesionin duhet të jetë I pajisur me Licencë Profesionale.
Në këto kushte, I bëjmë thirrje çdo psikologu që ushtron profesionin dhe ka përmbyllur procedurat e Praktikës Profesionale se duhet MENJËHERË dhe DETYRIMSHT të regjistrohet dhe të japë Provimin e Shtetit, si parakusht për t’u pajisur me Licencë.
Nuk do të ketë më asnjë tolerim për këdo që ushtron profesionin dhe nuk përmbush detyrimet ligjore për t’u pajisur me Licencë.
Afati i fundit për regjistrimin në Provimin e Shtetit pranë Urdhrit të Psikologut do të jetë data 15 Qershor 2023.
Gjeni më poshtë linkun e regjistrimit:
Kujdes!!! Lutemi të plotësoni me kujdes e me të dhëna të sakta çdo rubrikë të formularit të aplikimit, pasi në të shkuarën nga ana e QSHA-së janë konstatuar gabime në hedhjen e të dhënave, gabime të cilat mund t’Ju penalizojnë për dhënien e provimit
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments