Me ndryshimet që u bën në ligjin nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në vitin 2014, profesioni i psikologut u përfshi në listën e profesioneve të rregullara. Qëllimi i përfshirjes së këtij profesioni në këtë listë ishte rregullimi me ligj i kritereve dhe standardeve për mënyrën e ushtrimit të profesionit.
Konretisht, ky ligj përcakton se: Profesionisti ka detyrim të kujdeset për përditësimin e aftësive të veta profesionale (Neni 16/c)
Me qëllim zbatimin me efektivitet të këtij ligji, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2016 ligjin 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në RSH”.
Referuar Relacionit që shoqëron miratimin e këtij akti, rezulton se:
“Qëllimi kryesor i këtij ligji është rregullimi i marrëdhënieve të profesionistëve kundrejt shtetit dhe mbrojtjes së publikut nga ofrimi i shërbimit nga persona të pakualifikuar dhe nga sjellja joprofesionale e personave të specializuar për të ofruar shërbime të tilla.
Ky ligj bën të mundur delegimin e kompetencave për dhënien e së drejtës së ushtrimit të profesionit të psikologut tek një trupë profesionistësh me kontribut të theksuar në fushën e psikologjisë (Urdhri i Psikologut) dhe përmirësimin e edukimit të vazhdueshëm në ngritjen profesionale të psikologut.”
Konkretisht ky ligj përcakton në nenin 6 se:
- Misioni i Urdhrit të Psikologut është nxitja dhe ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesionit në fushën e psikologjisë, si dhe mbrojtja e përfituesve të shërbimit nga kequshtrimi i profesionit të psikologut.
- Për realizimin e misionit të tij, Urdhri i Psikologut ushtron këto kompetenca:
- c) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional e etik të anëtarëve të Urdhrit;
- e) bashkëpunon me institucionet përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi, institucionet e tjera, shkencore dhe arsimore, për të siguruar standarde në edukimin e vazhdueshëm, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;
Po aty, në nenin 9, përcaktohet :
Anëtari i Urdhrit të Psikologut ka të drejtë:
ç) të kërkojë krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin normal të profesionit, për edukimin e vazhdueshëm dhe për përparimin e karrierës;
- b) të punojë për rritjen e standardeve profesionale e të cilësisë së shërbimit në fushën e psikologjisë në institucionin ku punon dhe të marrë pjesë rregullisht në programet e edukimit të vazhdueshëm;
Në përmbledhje të sa më sipër rezulton se:
Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë është i vetmi organ kompetent ligjor për :
- Garantimin e kritereve për lejimin e ushtrimit të profesionit të psikologut, nëpërmjet procedurës së licencimit
- Garantimin e mbikqyrjes së mënyrës së ushtrimit të profesionit dhe mbrojtjen e përfituesve të shërbimit nga kequshtrimi i profesionit, nëpërmjet Komisionit te Etikës Profesionale dhe të Gjykimit Disiplinor
- Garantimin e ruajtjes dhe rritjes së standardeve profesioniale, nëpërmjet sistemit të edukimit në vazdhim, në kuadër të rilicencimit.
Edukimi në vazhdim nënkupton procesin nëpërmjet të cilit psikologët përditësojnë dijet dhe aftësitë e tyre në fushën e psikologjisë, për të ruajtur kompetencën profesionale. Të gjithë profesionet e rregulluara kanë si një nga elementet bazë të tyre sistemin e edukimit në vazhdim dhe të gjithë kanë një mekanizëm autonom për garantimin e vlefshmërisë së këtij procesi.
Konkretisht:
- mjeku, stomatologu, farmacisti, infermieri, mamia, dhe fizioterapisti, në bazë të ligjit Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërsisë” janë profesionistë të shëndetit. Vetem për kto profesione të rregulluara, bazuar në VKM Nr. 825, datë 14.5.2008 “Për krijimin dhe funksioniomin e qëndrës kombëtaretë edukimit në vazhdim, të punonjësve të shëndetësisë”, (shkurt QKEV), është ngritur sistemi i edukimit në vazhdim të garantuar nga QKEV.
Nëpërmjet këtij akti është vendosur:
Krijimi i Qendrës Kombëtare të Edukimit ne Vazhdim, të punonjësve të shëndetësisë, si person juridik, politik, buxhetor, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, për nxitjen dhe zhvillimin profesional të të gjitha kategorive të personelit të shëndetësisë, me synimin rritjen e njohurive dhe zhvillimin e aftësive, në funksion të përmirësimit të shëndetësisë, në synimin rritjen e njohurive dhe zhvillimin e aftësive, ne funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim do të shërbeje si agjenci teknike e Ministrisë së Shëndetësisë, për: − planifikimin, bashkërendimin dhe zbatimin e programeve të formimit të vazhdueshëm të punonjësve të shëndetësisë; etj.
Profesioni i Psikologut nuk përfshihet në listën e mësipërme të profesionistëve të shëndetit. Bazuar në aktet e veta ligjore, QKEV nuk mund të njoh, të regjistrojë apo të ofrojë edukim në vazhdim (trajnime, konferenca, specializime, etj;) për psikologët, madje për asnjë profesion tjetër të rregulluar përveç atyre të listuara më sipër. Çdo reklamim për trajnime për psikologët të njohura nga QKEV është abuziv dhe i pambështetur në ligj.
Të gjithë profesionet e tjera të rregulluara, përveç profesionistëve të shëndetit, kanë sisteme autonome të edukimit në vazhdim.
Ligji për e Urdhrin e Psikologut përcakton se:
- ky institucion është i vetmi organizëm profesional që garanton ruajtjen e standardeve gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të profesionit të psikologut, (neni 6, pika 1, e ligjit 40/2016)
- ky institucion është i vetmi organizëm autonom profesional që jep dhe heq të drejtën e ushtrimit të profesionit, (neni 6, pika 2, gërma.a,.e ligjit 40/2016)
- ky institucion është i vetmi organizëm autonom profesional që në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, siguron standardet në edukimin e vazhdueshëm, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të tij; (Neni 6, pika 2, gërma e, e ligjit 40/2016: Urdhri i Psikologut ushtron këto kompetenca: bashkëpunon me institucionet përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi, institucionet e tjera, shkencore dhe arsimore, për të siguruar standarde në edukimin e vazhdueshëm, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;).
Bazuar në sa më sipër, është detyrë ligjore e Urdhrit të Psikologut ndërtimi dhe administrimi i një sistemi efektiv për edukimin në vazhdim për psikologët.
Recent Comments