Urdhri i Psikologut njofton se nga dita e nesërme datë 06.10.2022, do të hapen aplikimet për regjistrimin e psikologëve në Vlerësimin e Aftësimit Praktik (Provimin e Praktikës). Psikologët që kanë përfunduar kryerjen e Praktikës Profesionale, duhet të aplikojnë për t’u regjistruar në Provimin e Praktikës duke klikuar në linkun bashkëngjitur:
https://www.urdhriipsikologut.al/regjistrim-per-provimin-e-praktikes/ .
Ju rikujtojmë se psikologët që kanë përfunduar Praktikën, duhet që përpara se të aplikojnë për regjistrimin në provim, të kenë dorëzuar dokumentacionin për përfundimin e Praktikës që janë:
a) Vlerësimi i Supervizorit për të gjithë periudhën e zhvillimit të Praktikës Profesionale
b) Vërtetimi për pagesën e kontributeve shëndetësore dhe shoqërore (duke shkarkuar nga e-Albania ose duke depozituar Librezën e Kontributeve)
Afati i fundit i aplikimeve është data 19 Tetor 2022.
Urdhri i Psikologut më pas do t’Ju njoftojë sërish lidhur me datat e zhvillimit të Provimit të Praktikës.
KUJDES!!! Çdo psikolog që ushtron profesionin dhe që ka përfunduar Praktikën Profesionale, DUHET që të aplikojë për të marrë pjesë në këtë provim, në mënyrë që të ezaurojë procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për përfitimin e Licencës Profesionale.
Urdhri i Psikologut në bashkëpunim me institucionet kompetente do të evidentojë çdo psikolog, i cili ushtron profesionin pa i’u nënshtruar Provimit të Praktikës dhe Provimit të Shtetit, në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që të merren masat konkrete për moslejimin e ushtrimit të profesionit të psikologut, për këtë kategori.
Urdhri i Psikologut
Recent Comments