Njoftim!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë anëtarët e tij, se në datë 05.06.2025 do të zhvillohen punimet e zakonshme të përvitshme të Asamblesë së IX-të Kombëtare dhe zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut.
Të gjithë psikologët, anëtarë të Urdhrit, të cilët janë të interesuar dhe plotësojnë kriteret ligjore për të kandiduar për anëtarë të Këshillit Kombëtar apo për President të Urdhrit të Psikologut, kritere këto të parashikuara specifikisht nga nenet 17, pika 1, dhe 18, pika 3, e Ligjit Nr.40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, duhet të paraqesin kandidadurat e tyre të shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm, parashikuar në nenin 8 të Rregullores.
Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave për kandidim është data 05.05.2025 (bazuar në nenin 5, pika 1, të Rregullores së Zgjedhjeve.)
Ju faleminderit dhe suksese!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments