Njoftim!
Urdhri i Psikologut zhvilloi punimet e Asamblesë së VI-të Kombëtare ditën e premte, datë 13 Maj, në ambjentet e Hotel “President”, në qytetin e Lezhës.
Shumë kënaqësi të mblidheshim në Shëngjin, Lezhë me kolegë nga e gjithë Shqipëria për Asamblenë e VI të Urdhrit të Psikologut.
Faleminderit kujto që udhëtoi nga larg për t’u na bashkuar!
Gjatë punimeve të Asamblesë së Urdhrit të Psikologut u bë një analizië e punës vjetore të institucionit tonë përgjatë vitit 2021, si dhe u miratuan me shumicë votash të anëtarëve pjesëmarrës:
1.Buxheti Faktik i Urdhrit të Psikologut për vitin 2021.
2.Projekt-Buxheti i Urdhrit të Psikologut për vitin 2022.
3.Ndryshimet në Statutin e Urdhrit të Psikologut.
4.Ndryshimet në Rregulloren e Gjykimit Disiplinor Profesional.
Faleminderit të gjithë kolegëve që nuk rreshtin asnjëherë së bashkëpunuari, për ta çuar më përpara institucionin dhe lartësuar profesionin.
Mirënjohje për punën e secilit prej tyre.
Urdhri i Psikologut
Recent Comments