Publikohet nga OBSH Raporti i Shëndetit Mendor, 21 vite pas raportit të fundit në 2001!
OBSH nënvizon se:
• 1 në 8 persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
• Afërsisht 1 bilion njerëz ose 15.6% e popullatës botërore kanë probleme të shëndetit mendor.
• Vetëvrasjet janë shkaku i 1 në 100 vdekjeve dhe 58% e tyre ndodhin para moshës 50 vjeç.
• Individët me probleme të rënda të shëndetit mendor ndërrojnë jetë 10-20 vite më shpejt se mosha mesatare e vdekjeve në popullatë.
Urdhri i Psikologut i bënë një thirrje publike të gjithë politikbërësve të kthejnë sytë nga shëndeti mendor dhe të ndërmarrin politika e të rrisin buxhetet në funksion të mirëqenies së shqiptarëve.
Ne jemi të vendosur dhe me vullnet për të ngritur zërin, lobuar dhe për të qenë në vijën e parë të frontit ndaj këtij problemi primar të shekullit XXI.
Në ditët në vijim do të vëmë në dijeni zyrtarisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe institucionet e tjera mbi propozimet tona konkrete për parandalimin dhe trajtimin e problemeve të shëndetit mendor.
Gjeni më poshtë Raportin e OBSH 2022 mbi Shëndetin Mendor.
Recent Comments