Të nderuar anëtarë,
Ju njoftojmë se, ashtu siç jeni informuar që nga publikimi i datës 8 nentor, për afro një muaj qëndroi i hapur votimi në faqen zyrtare të Urdhrit të Psikologut, për të shpallur psikologun e vitit, një çmim simbolik, për të vlerësuar punën e psikologut, i cili ka dhënë më shumë impakt në komunitet.
Është një nismë që synon të kthehet në një traditë të përvitshme dhe që synohet të perfeksionohet vit pas viti, për t’u kthyer në një çmim simbolik, që të vlerësoj objektivisht psikologun, që me risitë dhe punën e përditshme, ka patur më shumë impakt në publik.
Pas përfundimit të votimit, në datë 10 dhjetor, dhe pas numërimit të votave nga komisioni i numërimit, rezultoi fituese me 968 vota, psikologia Znj.Aurela Agalliu.
Renditja e pesë psikologëve më të votuar është si më poshtë:
1.Aurela Agalliu 968 vota
2.Anxhela Peza 952 vota
3.Lumturi Vruho 54 vota
4.Orjola Plaku 47 vota
5.Orgesa Macaj 44 vota
Duke uruar fituesen e këtij votimi, psikologen Znj.Agalliu, ju njoftojmë se:
Tërheqja e çmimit simbolik do të bëhet në ceremoninë, që do të realizohet me rastin e përfundimit të trajnimit të psikologëve në fushën e Drejtësisë për të Mitur, ku do të shpërndahen edhe çertifikatat për pjesëmarrësit në këtë trajnim.
Eventi do të zhvillohet ditën e premte, datë 14.12.2018, ora 18.00, pranë Bar TONY’S (tek NOBIS, pranë Teatrit Turbina).
Ju mirepresim!
Është i mirëpritur cdo psikologë që dëshiron t’i bashkohet këtij eventi!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments