Të nderuar Anëtarë të Urdhrit të Psikologut!
Ju bëjmë me dije se Urdhri i Psikologut po vazhdon të pranojë dokumentacionin e nevojshëm për psikologët, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për tu përfshirë në regjistrin elektronik të profesionistëve që mund të thirren në cilësinë e ekspertit nga gjykatat.
Duke marrë shkak nga nevoja imediate për të patur një regjistër fillestar për këtë kategori, Ju njoftojmë se dokumentacioni, që provon plotësimin e kritereve ligjore, duhet të dorëzohet pranë zyrave të Urdhrit deri në fund të këtij muaji.
Të gjithë ata, që do të plotësojnë kriteret e kërkuara pas kësaj periudhe, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e regjistrit elektronik në vijim, pasi regjistri do të përditësohet në vazhdim, në mënyrë periodike, në periudha të caktuara, të cilat do të bëhen me dije.
Urdhri i Psikologut po vlerëson me shumë përparësi, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, modalitetet e përfshirjes në këtë proces, të psikologëve që kanë 5 vjet eksperiencë pune dhe u nevojitet trajnim profesional në fushën përkatëse.
U.P.