Po mbahet këto ditë në Bogotá, Kolumbi, Samiti Internacional mbi Psikologjinë dhe Shëndetin Global.
Samiti organizohet nën kujdesin e Shoqatës së Psikologëve Amerikanë (APA) në bashkëpunim me Kolegjin e Psikologëve Kolumbianë.
Presidentja Dr.Valbona Treska është e ftuar për të dytën herë rradhazi në këtë event, i cili është eventi më i rëndësishëm global në psikologji, me lider të përzgjedhur vetëm nga disa shtete të botës.
Znj.Treska merr pjesë në këtë event së bashku me Znj.Elona Mustafaraj, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe njëkohësisht anëtare e Bordit të Krizave dhe Emergjencave në EFPA.
Është realizuar dje pritja e fillimit të Samitit dhe sot vijohet me punimet e tij deri në datë 18.06.2022.
Për të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin live në YouTube:
Recent Comments