Të nderuar anëtarë,
Ju njoftojmë se, sikundër jeni vënë në dijeni, një nga pikat e rendit të ditës në punimet e Asamblesë së 2-të Kombëtare është edhe votimi, për anëtar të Këshillit Kombëtar, pas vendit vakant, të krijuar me dorëheqjen e Znj.Ariana Muça.
Ju informojmë se, gjatë periudhës kohore, të vënë në dispozicion, për të paraqitur kërkesë për këtë pozicion, në Zyrën Qendrore të Urdhrit të Psikologut, ka mbërritur kërkesa për kandidim e Znj.Fleura Shkëmbi.
Ju lutem të gjeni bashkëngjitur edhe një BIO CV, të Dr.Fleura Shkëmbi, ku përshkruhet në mënyrë më të detajuar karriera e saj profesionale.
Ju faleminderit.
Recent Comments