Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Psikologut,
Dëshirojmë t’Ju njoftojmë se, për arsye të vendit vakant të mbetur në Komisionin Etik të Gjykimit Disiplinor Profesional, për shkak të dorëheqjes së një prej anëtarëve të tij, Urdhri i Psikologut do të hap procedurat e aplikimeve për këtë vend deri më datë 20.07.2018.
Ju bëjmë me dije se, aplikanti duhet të plotësojë kriteret e përzgjedhjes për të qenë pjesë e këtij komisioni, ashtu siç përcakton neni 8 i Rregullores për Gjykimin Disiplinor Profesional, të cilat janë:
a) të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut
b) të ketë përvojë jo më pak se 10 vjet në ushtrimin e profesionit të psikologut
c) të mos jetë ndëshkuar me masë disiplinore në 5 vitet e fundit
d) të mos jetë dënuar nga organet e drejtësisë
e) të mos ketë lidhje të afërt gjinore apo krushqie me ndonjë anëtar të Këshillit Kombëtar
*Lutemi që aplikantët të paraqesin një kërkesë pranë zyrave të Urdhrit të Psikologut, e cila do t’i bashkangjitet dosjes me dokumentat e tyre të dorëzuara në Urdhër, brenda afatit të vendosur 20.07.2018
Ju Faleminderit
Urdhri i Psikologut
Recent Comments