Njoftim!
Urdhri i Psikologut Ju njofton se pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Psikologut për konstatimin e ndërprerjes së mandatit për tre anëtarë të tij, bazuar në Ligjin nr.40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e UP si dhe në Rregulloren e Zgjedhjeve, do të nis afati për aplikim për kandidimin si anëtarë të Këshillit Kombëtar për tre vendet vakante si më poshtë.
Kandidatët, të cilët plotësojnë kriteret ligjore si dhe që shprehin vullnetin për të qenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, duhet të depozitojnë pranë UP këto dokumenta:
1) Një kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar, do të përzgjidhet nga kategoria e psikologëve me gradë shkencore, Prof.i Asociuar dhe Doktor Shkencash, të cilët e ushtrojnë profesionin në institucione të arsimit të lartë në universitetet publike apo private (kategoria pedagog).
Kandidatët duhet të depozitojnë dokumentacionin si më poshtë:
– Dëshmi e penalitetit
– Kopje të titujve shkencore të njehsuar njësia me origjinalin.
– Vërtetim nga Universiteti ku punojnë (origjinal), që dëshmon për eksperiencën 5 vjecare në këtë fushë. (e rifreskuar)
2) Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar do të përzgjidhen nga kategoria e psikologëve, qё punojnё nё shkolla, spitale, burgje, institucione komunitare, gjykatё, nё nё zyra apo agjenci private, institucione rezidenciale, si dhe institucione varësie (kategoria shërbime)
Kandidatët duhet të depozitojnë dokumentacionin si më poshtë:
– Dëshmi e penalitetit
– Vërtetim për eksperiencën mbi 5 vjet vjetërsi në punë të vërtetuara nga institucioni ku punojnë (origjinal) (e rifreskuar)
Afati përfundimtar për të aplikuar është data 31 Maj 2024.
Urdhri i Psikologut do t’ju informojë në vijim lidhur me organizimin e Asamblesë së VIII-të Kombëtare.
Suksese të gjithë kandidatëve,
Ju faleminderit!
U.P.SH