Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Psikologut,
Ju njoftojmë se, për arsye të vendit vakant të mbetur në Këshillin Kombëtar, për shkak të dorëheqjes së një prej anëtarëve të tij, Urdhri i Psikologut hap procedurat e kandidimit për këtë vend deri më datë 30.06.2018. Kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore do të votohen nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.
Kandidati duhet të jetë pedagog i psikologjisë, me gradë shkencore Profesor ,Profesor i Asociuar ose Doktor Shkencash, që punon në institucione të arsimit të lartë, nga universitetet publike dhe private, si dhe të plotësojë kriteret e përcaktuar në nenin 17 të Ligjit 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë” dhe të nenit 29 të Statutit të Urdhrit të Psikologut, të cilat janë:
a) të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri
b) të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut
c) të ketë përvojë jo më pak se 5 vjet në ushtrimin e profesionit të psikologut
ç) të mos ketë marrë masë disiplinore në 5 vitet e fundit dhe të mos ketë asnjë precedent penal.
*Lutemi që kandidatët të paraqesin një kërkesë pranë zyrave të Urdhrit të Psikologut, e cila do t’i bashkangjitet dosjes me dokumentat e tyre të dorëzuara pranë administratës së Urdhrit.
Recent Comments