Urdhri i Psikologut njofton se bazuar në përcaktimin e nenit 25 të ligjit nr. 37/2017, “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur” do të fillojë në datën 11 Maj 2018 modulin e parë të ciklit të trajnimit intensiv, në përfundim të të cilit pjesëmarrësit/psikologët do të pajisen me certifikatën përkatëse të parashikuar në Kodin e Drejtësisë penale për të Miturit.

Ligji në fjalë, në nenin 32, pika 2 dhe 3 të tij, përcakton detyrimin e Urdhrit të Psikologut të marrë masat e nevojshme të organizimit dhe të hartojë programet e trajnimit, si dhe të ketë ekskluzivitetin e organit të vetëm kompetent për pajisjen me çertifikatën përkatëse të asistimit dhe vlerësimit të të miturve në të gjitha fazat e procedimit të sistemit të drejtësisë. Urdhri i Psikologut, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Programin Suedez të Drejtësisë për të Mitur, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Universitetet publike dhe private në vend, si dhe ekspertë të shoqërisë civile, ka hartuar dhe do zbatojë programin e trajnimit.

Çdo dokument tjetër i siguruar nëpërmjet pjesëmarjeve në aktivitete të ndryshme trajnuese, nuk ka vlerë në kuptim të kërkesave të ligjit të mësipërm.

Njëkohësisht, në nenin 140, pika 5 e këtij Kodi, parashikohet detyrimi i Urdhrit të Psikologut të përgatisë dhe depozitojë listën përkatëse të psikologëve që kanë të drejtë të asistojnë dhe vlerësojnë të miturit, pranë të gjithë organeve proceduese të sistemit të drejtësisë.

U.P.