Ju njoftojmë se, pas përfshirjes për herë të parë të 55 psikologëve në trajnimin e posaçëm në lidhje me Drejtësinë Penale për të Mitur, për shkak të nevojave emergjente për të patur sa më shumë psikologë të specializuar në këtë fushë si dhe sipasojë e numrit të lartë të kërkesave të psikologëve për përfshirjen e tyre në këtë trajnim, Urdhri i Psikologut Ju njofton se:

Në muajin shtator është menduar të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Programin Suedez, universitetet publike dhe private në vend, si dhe aktorëve të tjerë të sisitemit të drejtësisë penale për të mitur, një tjetër trajnim të posaçëm, me pjesëmarrjen e rreth 50 psikologëve, që do të trajnohen në rolin e asistuesit dhe vlerësuesit në sistemin e Drejtësisë Penale për të Mitur.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më 10.07.2018. Çdo person i interesuar për të qenë pjesë e këtij trajnimi, duhet të dorëzojë pranë Zyrës së Urdhrit të Psikologut, një kërkesë me shkrim, ku të shpreh vullnetin për të qenë pjesë e trajnimit, vërtetime të eksperiencës në ushtrimin e profesionit si psikologe në sistemin e drejësisë e jo vetëm, (nëse nuk janë dorëzuara më parë), si dhe një raport mjekoligjor të 3 muajve të fundit.

Ju njoftojmë paraprakisht se, do të kenë përparësi në rregjistrim psikologët, të cilët ushtrojnë profesionin në rrethet larg Tiranës, për shkak të numrit të tyre të vogël dhe mungesave në sistem.

Në lidhje me datën e fillimit të trajnimit, vendit apo edhe procedurave të tjera, të gjithë të interesuarit do të njoftohen në vijim.

Sekretaria

Urdhri i Psikologut