Ju njoftojmë se pranë Zyrës Qendrore ka mbërritur në datë 17.10.2019,shkresa me nr.3081/4 Prot nga ana e Kryeministrisë, e cila na vë në dijeni të shkresave të dërguara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme, në përgjigje të kërkesës tonë për identifikimin e vendeve vakante për ushtrimin e praktikës profesionale.
Në përgjigjen e derguar nga Ministria,e Drejtësisë janë evidentuar 7 pozicione të lira, për ushtrimin e praktikës profesionale për psikologët, ndërsa nga Ministria e Brendshme 2, si më poshtë.
Ftojmë të gjithë psikologët e interesuar, (aktualisht anëtarë), të cilët ende nuk e kanë nisur ushtrimin e praktikës profesionale, të dërgojnë kërkesë pranë Urdhrit të Psikologut ku të shprehin interesin e tyre për fillimin e praktikës pranë këtyre institucioneve.
Vlerësimi i emrave që do ti përcillet Ministrisë, do të kryhet duke mbajtur në konsideratë kriterin e kohës së pritjes së praktikantit per fillimin e praktikes profesionale si dhe profilin e psikologut, i cili duhet të jetë i përshtatshëm me pozicionin e punes.
Shënim: Kërkesat duhet të dërgohen në rrugë zyrtare, ose me anë të e-mail-it, në adresën: sekretaria@urdhriipsikologut.al, brenda datës 1.11. 2019.
Sjellim ne vemendjen tuaj, se në datë 30.08.2019 jane publikuar edhe disa vende te kryerjes se praktikes profesionale ne institucione te varesise se Ministrise se Mbrojtjes, nga te cilet kemi patur shume pak aplikime. Kështu kemi ende vende vakante për ushtrimin e praktikës profesionale për psikologët në institucionet:
1. Specialist psikolog ne Sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve, ne Drejtorine Vendore te Policise, Vlore.
2. Specialist psikolog ne Sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve, ne Drejtorine Vendore te Policise, Korce.
3. Specialist psikolog ne Sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve ne Drejtorine Vendore te Policise, Kukes..
4. Specialist psikolog ne Sektorin e burimeve njerezore ne Repartin e N.Sh.Fier.
Po keshtu jane bere njoftime edhe per aplikime per kryerjen e praktikes ne qendra jopublike. Urdhri do te vazhdoje te beje publike te tjera vende per kryerjen e praktikes profesionale.
Ju faleminderit.
Recent Comments