Të dashur anëtarë,
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut në mbledhjen e datës 13.07.2022, me qëllim lehtësimin e procedurave për rilicencimin e psikologëve vendosi:.
1. Për kategorinë e psikologëve, të licencuar për herë të parë gjatë vitit 1 Shtator 2017- 31 Dhjetor 2017 vendosi:
*Për psikologët të cilët kanë përfituar 65 deri në 80 kredite përgjatë 5 viteve, deri në çastin e rilicencimit, të mund rilicencohen automatikisht, me kushtin e vetëm atë të kryerjes së pagesës 200 Lekë x kredit, për numrin e krediteve të paplotësuara.
*Për psikologët të cilët kanë përfituar nga 0 në 64 kredite në çastin e rilicencimit, t’u lihet një afat 6 mujor për plotësimin e numrit minimal prej 80 kreditesh. Afat fillon menjëherë pas përfundimit të vlefshmërisë së licencës.
*Psikologët që nuk do të plotësojnë minimalisht 80 kredite edhe pas afatit 6 mujor, do t’i nënshtrohen provimit të organizuar nga Urdhri.
2. Për kategorinë e psikologëve, të cilët janë licencuar për herë të parë gjatë periudhës 1 Janar 2018 – 30 Qershor 2018 vendosi:
*Psikologët, të cilët nuk kanë mundur të plotësojnë numrin minimal prej 80 kreditesh, t’u lihet një afat 6 mujor për plotësimin e numrit minimal prej 80 kreditesh. Ky afat fillon menjëherë pas përfundimit të vlefshmërisë së licencës.
*Psikologët që nuk do të plotësojnë minimalisht 80 kredite edhe pas afatit 6 mujor, do t’i nënshtrohen provimit të organizuar nga Urdhri.
3. Për kategorinë e psikologëve, të cilët janë licencuar për herë të parë gjatë periudhës 1 Korrik 2018 – 4 Dhjetor 2018 vendosi:
*Psikologët të cilët nuk kanë mundur të plotësojnë numrin minimal prej 80 kreditesh, do t’i nënshtrohen provimit të organizuar nga Urdhri.
Ju informojmë se për të treja kategoritë e mësipërme, Këshilli Kombëtar ka vendosur që:
*Numri i krediteve të përllogaritet si shuma totale e numrit të krediteve të përfituara gjatë 5 viteve.
*Nuk do të aplikohen parashikimet e Rregullores së Edukimit në Vazhdim në lidhje me fushën e kompetencës si dhe numrin minimal të krediteve që duhen marrë brenda 1 viti kalendarik. (shih Kreun II, pika 2 të Rregullores së Edukimit në Vazhdim).
Suksese të gjithëve!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments