Urdhri i Psikologut u bën thirrje edhe njëherë të gjithë psikologëve praktikantë, të cilët e kanë përfunduar periudhën e ushtrimit të praktikës profesionale, se duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim pranë zyrës tonë, brenda datës 8 Nëntor 2019 (afati përfundimtar), ku të shprehin vullnetin për të marrë pjesë në grupin e parë të psikologëve, të cilët do t’i nënshtrohen Vlerësimit të Aftësimit Praktik (provimit të praktikës profesionale).
Lidhur me datën e kryerjes së Vlerësimit të Aftësimit Praktik, Urdhri i Psikologut do t’Ju njoftojë në ditët në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Urdhri i Psikologut