Kam kënaqësinë të deklaroj të hapur procesin e aplikimit për marrjen e Certifikatave EuroPsy🤝🤝
Kjo është një prej arritjeve më të mëdha jo vetëm e një grupi shumë të përkushtuar që ka punuar për vite për këtë proces, por e të gjithëve ne së bashku.
Marrja e kësaj certifikate do të thotë lehtësim i mobilitetit të psikologëve në vendet anëtare të Federatës Evropiane të Psikologëve si dhe lehtësim i procedurave për regjistrim të profesionit në këto vende.
E them gjithmonë që këto janë arritjet e mëdha të psikologëve të Shqipërisë, këto janë arritjet e mëdha që shënjojnë profesionin dhe suksesin, që marrin pafund kohë e mundim për të ardhur deri këtu. Këto janë arritjet që na lartësojnë dhe na bëjnë të ndihemi të barabartë me kolegët evropianë. 🤝
Uroj që kushdo të kuptojë dashurinë e madhe me të cilën është punuar për të lartësuar këtë profesion.
Psikologjinë ose duhet ta duash shumë ose mos e bëj fare, rrugë të mesme nuk ka! ☺️
Jam e nderuar që kemi bërë ndër vite këtë rrugëtim bashkë dhe e privilegjuar që me shumë pasion kemi ndërtuar pak nga pak, çdo ditë.
Disa vite më parë, nuk do ta kisha besuar që do arrinim deri këtu. Një profesion i vogël nga një vend i vogël, që njihet në të gjithë Evropën.
Gëzohuni bashkë me ne miq të psikologjisë, lartësimi i profesionit do të thotë definitivisht shërbim më cilësor.
Me shumë dashuri 🤍
Valbona Treska
Presidente U.P.SH.