Njoftim!
Për të gjithë kandidatët aplikantë për regjistrim në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Psikologut, të cilët janë pranuar nga Urdhri Profesional i Psikologut, lutemi që brenda ditës së nesërme 23.01.2024, të ngarkojnë pagesën në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë.
Vetëm pas ngarkimit në sistem të pagesës, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga QSHA. Ju do të njoftoheni nëpërmjet postës elektronike si dhe portalit e-Albania në rubrikën Hapësira ime – Mesazhet e mia lidhur me statusin e aplikimit.
Ju urojmë suksese !
Recent Comments