Të nderuar anëtarë,
Ju njoftojmë se, Urdhri i Psikologut në bazë të pikës 2e), të nenit 6, të Ligjit Nr.40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, ka detyrimin të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse , sipas legjislacionit në fuqi, institucionet e tjera, shkencore dhe arsimore, për të siguruar standarte në edukimin në vazhdim, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit.
Urdhri i Psikologut njofton nisjen e aplikimeve, për psikologët kandidatë, për të qenë anëtarë të Komisionit të Edukimit në Vazhdim, në bazë të Kritereve të sanksionuara nga neni 40.3 i Statutit të Urdhrit të Psikologut( ndryshuar me vendimin nr.nr.1, datë 27.07.2018 të Asamblesë së II-të Kombëtare të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë, ku thuhet se, kriteret për të qenë anëtar i Komisionit të Edukimit në Vazhdim janë këto:
–Të ketë gradën shkencore Dr; Prof; ose Prof i asociuar
-Të ketë eksperiencë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në ushtrimin e profesionit
-Të mos ketë marrë masë disiplinore
-Të mos jetë i dënuar
Janë të lutur, të gjithë psikologët, anëtarë të Urdhrit të Psikologut, të cilët i plotësojnë kriteret e mësipërme, të paraqesin pranë Zyrës së Urdhrit të Psikologut, një kërkesë zyrtare, ku të shprehin vullnetin për të qenë kandidat për këtë pozicion, brenda datës 31.10.2018.
Ju faleminderit,
Recent Comments