I/E nderuar koleg/e,

Duke uruar të keni një fillim jave të mbarë, Ju bëjmë me dije se:

Në mbështetje të Ligjit 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë” u miratua në mbledhjen e datës 12.12.2024 projekt-buxheti për vitin 2025, së bashku me tarifat dhe kuotizacionet.

Këshilli Kombëtar vlerësoi të lërë të pandryshuar tarifat e anëtarësisë dhe kuotizacionet e vendosura një vit më parë.

Tarifat e anëtarësisë dhe kuotizacionet për vitin 2025 janë si më poshtë:

Emërtimi Pagesa
Regjistrimi/riregjistrimi 5,000    lekë
Kuotizacioni për të licencuarit 8.000   lekë
Kuotizacioni për psikologët në drejtësi 15.000 lekë
Kuotiozacioni për praktikantët 5.000   lekë
Licenca 20.000 lekë
Vlerësimi i Aftësimit Praktik (provimi i praktikës) 5.000   lekë
Vërtetime të thjeshta 500      lekë
Certifikata e sjelljes së mirë (Good standing certificate) 10.000 lekë

 

Lutemi mbani në konsideratë të kryheni të sakta kuotizacionet e këtij viti si dhe tarifa të tjera të nevojshme.

Sjellim në vëmendje se kuotizacionet vjetorë duhet të kryhen nga data 01.01.2025 deri më 31.01.2025.

 

Mosshlyerja e kuotizacionit në kohë sjellë ç’regjistrimin Tuaj dhe si pasojë mosushtrimin e profesionit në mënyrë të ligjshme.

Pas datës 31 janar Ju paguani përveç kuotizacionit vjetor edhe tarifën e riregjistrimit. Për të shmangur tarifën e riregjistrimit në vlerën 5.000 lekë, lutemi të paguani në kohë kuotizacionin vjetor, pra deri në 31 janar 2025.

Pagesa mund të kryhet në çdo filial te Raiffeisen Bank dhe çdo pikë të Posta Shqiptare.

Raiffeisen Bank  IBAN: AL90202111300000000001277574

Për çdo informacion tjetër, mos hezitoni të na kontaktoni.

Faleminderit dhe javë të mbarë,

Urdhri i Psikologut