Organizata Amerikane e Psikologëve (APA) i bën thirrje të gjithë psikologëve të interesuar që duan të punojnë pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në departamentin e Shëndetit Mendor dhe Abuzimit me substancat, se kanë filluar aplikmet për të punuar për 1 vit pranë këtij insitucioni.Pjesëmarrësit do të fokusohen më shumë në çështjet që lidhen me Planin e Veprimit të Shëndetit Mendor të OBSH-së që synon të promovojë mirëqenien mendore, të parandalojë ç’rregullimet, të përmirësojë shërimin, të promovojë të drejtat e njeriut dhe të reduktojë vdekshmërinë, sëmuendshmërinë dhe paaftësinë për personat me çrregullime mendore. Bursa 12 mujore përfshin edhe mundësinë për të vizituar qendrën e OBSH në Gjenevë, Zvicër.
Afati i fundit i aplikimeve është data 15 Prill 2022.
Për më shumë informacion si dhe për mënyrën e aplikimit klikoni në linkun: https://www.apa.org/about/awards/mental-health-fellowship
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments