Njoftim!
Urdhri i Psikologut Ju njofton se për shkak të ngarkesës së QSHA-së në zhvillimin e provimeve për profesionet e tjerë të rregulluar, Provimi i Shtetit për psikologët, i planifikuar për t’u zhvilluar këtë të enjte, datë 29 Qershor 2023, nuk do të zhvillohet, por do të shtyhet për një datë tjetër. Institucioni ynë do t’Ju njoftojë menjëherë sapo Qendra e Shërbimeve Arsimore të publikojë datën e re për zhvillimin e këtij provimi. Gjatë kësaj kohe mund të vijoni me aplikimin online për të ngarkuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim duke klikuar në link-un: https://www.urdhriipsikologut.al/aplikim-per…/
Duke kërkuar ndjesë dhe shpresuar në mirëkuptimin Tuaj,
Ju urojmë një ditë të mbarë!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments