Urdhri i Psikologut njofton se nga nesër datë 13 Prill 2022, të gjithë psikologët të cilët janë në pritje të kryerjes së Provimit të Shtetit dhe që janë të interesuar të regjistrohen për të zhvilluar këtë provim në datat 18,19 dhe 20 Maj 2022, do të kenë mundësinë të depozitojnë pranë Urdhrit të Psikologut dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në këtë provim.
Për t’u regjistruar në këtë provim Ju duhet që fillimisht të plotësoni Formularin e Aplikimit, të cilin e gjeni të ngarkuar në website, duke klikuar në linkun: https://www.urdhriipsikologut.al/provimi-i-shtetit/
Bashkëngjitur këtij Formulari Aplikimi duhen dorëzuar këto dokumenta:
1. Fotokopje e letërnjoftimit;
2. Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj) lëshuar nga UP. Në rast të përjashtimit nga kryerja e Praktikës Profesionale, aplikanti duhet të paraqesë një vërtetim lëshuar nga UP që dëshmon këtë gjë;
3. Raport mjeko-ligjor;
4. Dëshmi penaliteti;
5. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
6. Fatura e kryerjes së pagesës për provimin e shtetit;
7. 2 fotografi të formatit të pasaportës.
Në lidhje me kryerjen e pagesës për provimin e shtetit, Ju informojmë se regjistrimi në provim është në vlerën 10.000 Lekë dhe kryhet në çdo bankë të nivelit të dytë.
Për të kryer pagesën duhet të shkarkoni faturën e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin provimin për herë të parë, nga faqja zyrtare e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) duke klikuar në linkun:http://qsha.gov.al/dpsh/materiale/fatura/fatura_here_1.pdf dhe më pas me ketë faturë të shkoni në bankë e të kryeni këtë pagesë për llogari të QSHA-së.
Ju informojmë se afati i aplikimeve për regjistrim në Provimin e Shtetit mbyllet në datë 6 Maj 2022.
Ju lutemi të depozitoni aplikimin Tuaj për regjistrim vetëm në momentin që i keni në dispozicion të gjitha dokumentat. Mungesa e një apo më shumë prej dokumentave të sipërcituara mund të përbëjë shkak për mosregjistrimin tuaj për kryerjen e Provimit të Shtetit.
Suksese!
Urdhri i Psikologut