Njoftim!

Urdhri i Psikologut njofton të gjithë anëtarët se Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) me kërkesë të Urdhrit të Psikologut ka hapur aplikimet për sezonin e V-të të Provimit të Shtetit për profesionin e psikologëve.

Janë të lutur të aplikojne në e-albania te gjithë ata psikologë të cilët:

1. Kanë kaluar me sukses Provimin e Aftësimit Praktik (Praktikën Profesionale).
2. Janë njoftuar se me vendim të komisionit përjashtohen nga kryerja e praktikës profesionale dhe mund t’i nënshtrohen menjëhere Provimit të Shtetit.
3. Psikologët të cilët nuk kanë kaluar me sukses sezonet e mëparshme të Provimit të Shtetit.

Për çdo informacion apo paqartësi jeni të lutur të na kontaktoni për t’ju asistuar.

Suksese🤝
Urdhri i Psikologut

Njoftim-per-Zhvillimin-e-Provimit-te-Shtetit-ne-Profesionin-e-Rregulluar-te-Psikologut-Sezoni-V