Njoftim!
Urdhri i Psikologut Ju njofton se Provimi i Shtetit do të zhvillohet ditën e enjte, datë 29 Qershor 2023. Lutemi të gjeni emrat Tuaj si dhe orarin e provimit, në njoftimin zyrtar të QSHA-së në link-un: http://qsha.gov.al/dpsh/njoftime.html
Psikologët e regjistruar për zhvillimin e këtij provimi, duhet të ngarkojnë në link-un https://www.urdhriipsikologut.al/aplikim-per…/ pranë Urdhrit të Psikologut dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në Provimin e Shtetit, deri të mërkurën datë 28 Qershor 2023, si më poshtë:
a) Formulari i aplikimit; (shkarkoni nga website duke klikuar në linkun: https://www.urdhriipsikologut.al/provimi-i-shtetit/
b) Fotokopje e letërnjoftimit;
c) Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e lëshuar nga UP-ja për kategorinë e psikologëve që kanë kryer Praktikën Profesionale;
d) Dëshmi penaliteti;
e)Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
f) Kopje e Faturës së pagesës për Provimin e Shtetit;
Shënim: Për dokumentat që mund të kërkojnë kohë për t’i disponuar, lutemi të ngarkoni faturat e aplikimit për këto dokumenta.
KUJDES!
Faturën origjinale së bashku me ID duhet t’i keni me vete ditën e provimit, pasi pa to askush nuk mund të marrë pjesë në provim.
Pagesa për regjistrimin në Provimin e Shtetit kryhet për llogari të QSHA-së dhe JO në numrin e llogarisë së Urdhrit të Psikologut.
Faturat e arkëtimit si dhe vlerat e pagesave mund t’i gjeni në faqen zyrtare të QSHA-së në linkun: http://qsha.gov.al/DPSH/fatura.html
Suksese!
Urdhri i Psikologut