Në kuadër të aktiviteteve që do të realizojmë lidhur me Semestrin e EFPA-s, ditën e enjte datë 25.01.2024 ora 13.00 do të organizohet leksioni i hapur me temë: “Shërbimi psikologjik në shkolla dje dhe sot”.
Aktiviteti do të realizohet në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës në sallën Aula Magna.
Kemi kënaqësinë të kemi lektorë Pros.Asoc.Dr. Majlinda Keta dhe Dr.Gerti Janaqi.
Znj.Keta, si e para drejtuese e ish DAR Tiranë që implementoi pozicionin e psikologut në shkolla në 2004, do të bëjë një paraqitje të sfidave të fillimit të shërbimit. Z.Janaqi do të lektojë mbi arritjet dhe sfidat e shërbimit sot.
Leksioni do të jetë me kredite.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, konfirmoni pjesëmarrjen.
Për më tepër informacion lutemi referohuni tek email i dërguar në adresën e secilit.
Bashkengjitur gjeni linkun e aplikimit.
Recent Comments