Njoftim i rëndësishëm mbi rilicensimin!
Me Vendimin Nr. 2, datë 24.01.2024 të Këshillit Kombëtar u vendos se të gjithë psikologët të cilët do t’i nënshtrohen procesit të rilicensimit nga data 01.01.2024 deri në datë 31.12.2024 do të mund të rilicensohen me këto kushte:
1. Anëtarët psikologë duhet të plotësojë një numër jo më të vogël se 100 kredite përgjatë 5 viteve,
2. Jo më pak se 50% e krediteve duhet të jenë brenda fushës së kompetencës dhe 50% jashtë fushës së kompetencës,
3. Aplikimi i këtij përjashtimit të ketë vlefshmëri për të gjithë psikologët e licencuar për herë të parë që prej datës 01.01.2019 deri më 31.12.2019.
Të gjithë psikologët të cilët janë në prag të përfundimit të afatit të lejes së ushtrimit të profesionit, lutemi të aplikoni për njohjen e krediteve në link-un e njohjes së krediteve në mënyrë që të merret në shqyrtim nga Komisioni i Edukimit në Vazhdim.
Urdhri i Psikologut
Recent Comments