Njoftim i rëndësishëm!
Urdhri i Psikologut Ju njofton se ka konstatuar se psikologët, të cilët kanë aplikuar së fundmi për rilicencim nëpërmjet website-it tonë, nuk kanë depozituar dokumentat e nevojshme për njohjen e krediteve (çertifikatat e pjesëmarrjeve në aktivitete me pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë apo formularin dhe dokumentat bashkëngjitur për njohjen e krediteve për aktivitetet me vetëraportim).
Për të shmangur ardhjen në zyrën tonë për depoziitmin e këtyre dokumentave, lutemi t’i ngarkoni ato, në momentin që do të aplikoni për njohjen e krediteve me qëllim rilicencimin Tuaj, nëpërmjet webit tonë, duke klikuar në link-un:
Gjithashtu sqarojmë se psikologët, të cilët janë në prag të përfundimit të vlefshmërisë së licencës, duhet që përpara se të aplikojnë për rinovimin e licencës, të aplikojnë për njohjen e krediteve. Në momentin që këta psikologë do të marrin një përgjigje zyrtare të vendimit të KEVP-së me numrin në total të krediteve, mund të aplikojnë online për rinovimin e licencës, pasi në të kundërt do ta kenë të pamundur të kryejnë një aplikim të tillë.
KUJDES! Lutemi të plotësoni me kujdes aplikimin për njohjen e krediteve, përpara se të kryeni aplikimin për rilicencim.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments