Të nderuar psikologë!
Marrim shkas nga një mori telefonatash dhe kërkesash për informacion të bëra brenda pak ditësh në Urdhër lidhur me nevojën për trajnime profesionale, vecanërisht në fushën e drejtësisë, trajnim i cili konsiderohet imediat.

Ju bëjmë me dije se në legjislacionin e Republikës së Shqiperisë, në përputhje me Ligjin 40/16 “Për Urdhrin e Psikologut” dhe Ligjin 10171 “Për profesionet e rregulluara”, Urdhri i Psikologut është I VETMI INSTITUCION që akrediton, certifikon dhe njeh zyrtarisht trajnimet profesionale në fushën e psikologjisë.

KUJDES!
QKEV njeh, akrediton dhe certifikon vetëm trajnimet profesionale për profesionistët e shëndetësisë (mjekët, stomatologët, infermierët, farmacistët etj), grup në të cilin PSIKOLOGËT NUK PËRFSHIHEN.

Urdhri i Psikologut, është i angazhuar maksimalisht për fillimin sa më parë të trajnimeve profesionale, të cilat do të jenë të vlefshme zyrtarisht për psikologët, si dhe do të shërbejnë si kredite për edukimin në vazhdim në bazë të legjislacionit.

Në të gjitha kontaktet, me institucionet shtetërore dhe me partnerët ndërkombëtarë, kjo pikë ka qenë më e diskutuara për të gjetur zgjidhje sa më parë.

Po analizohen dhe shqyrtohen me shumë kujdes nga të gjithë ne, mundësitë e zgjidhjes sa më parë të kësaj situate, duke mbajtur gjithmonë në konsideratë vendosjen e standardeve sa më të larta në të mirë të profesionit tonë.

Ju lutemi, per te mbrojtur interesat e profesionit, ndani sa me shume informacionin me koleget!
U.P.