Të nderuar psikologë!
Në datën 1 janar 2018 ka hyrë në fuqi ligji nr.37/207 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”. Psikologu është pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë për të miturit, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera.
Bazuar në shkresën nr.7173/11, dt.26.12.2017 të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në diskutimet e grupit ndërinstitucional të punës, të ngritur për këtë qëllim, Urdhrit të Psikologut i kërkohet të identifikojë të gjithë psikologët që janë të specializuar në drejtësinë për të mitur (bazuar në formimin e posaçëm apo eksperiencën e punës), si dhe të hartojë programet e trajnimit dhe përditsimit të trajnimeve për këtë kategori psikologësh.
Për këtë qëllim, Urdhri i Psikologut, fton të gjithë psikologët, anëtarë të Urdhrit, që janë të interesuar të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë penale për të mitur, të cilat kanë formim të posaçëm në fushën e drejtësisë për të mitur të fituar nëpërmjet edukimit apo eksperiencës, që të dorëzojnë pranë Urdhrit të Psikologut:
Kërkesë, në të cilën te specifikohet rrethi brenda të cilit do të ushtrohet aktiviteti.
Dokumentacionin provues në lidhje me: specializime, kualifikime apo trajnime në fushën e drejtësisë për të mitur, në të cilat kanë marrë pjesë.
Dokumentacionin provues në lidhje me eksperiencën e mëparshme në fushën e drejtësisë për të mitur (të specifikuara vitet e punës).
Dokumetacioni duhet të paraqitet pranë zyrave të Urdhrit të Psikologut.
Lutemi shpërndani informacionin për të interesuarit!
Recent Comments