Njoftim!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët, të cilët aktualisht janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe kategorinë e psikologëve të cilët ushtrojnë funksionin e tyre pranë institucioneve të drejtësisë të tilla si prokurori, komisariatet e policisë, IEVP-të, shërbimet e provës etj, se ditën e mërkurë, datë 12 Prill, ora 13:00 do të zhvillohet një takim informues online i një rendësie të veçantë, me Presidenten e UP, Dr.Valbona Treska.
Për të marrë pjesë në këtë takim, lutemi të dërgoni një e-mail në adresën: aplikime@urdhriipsikologut.al, deri ditën e hënë, datë 10 Prill. Pas kërkesë për regjistrim do t’Ju përcjellim edhe link-un për marrjen pjesë në këtë takim.
Ditë të mbarë!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments