Njoftim!
Urdhri i Psikologut njofton se të gjithë psikologët e licencuar për herë të parë nga Urdhri i Psikologut nga data 01.01.2019 e në vazhdim, NUK DUHET TE NGARKOJNE DOKUMENTACIONIN për njohjen e krediteve nga KEVP, në dritaren e aplikimit online në website.
Ky aplikim online aktualisht vlen vetëm për kategorinë e psikologëve, të cilët janë në përfundim të vlefshmërisë së licencës. Psikologët të cilët disponojnë licencën dhe nuk janë në përfundim tëvlefshmërisë së saj, do të njoftohen nga UP për momentin dhe mënyrën e aplikimit për njohjen e krediteve sa i përket kategorisë së aktiviteteve me vetëraportim.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut