Të nderuar qytetarë,
Ju drejtohemi me këtë thirrje publike, jo vetëm nga problematika që hasim në punën tonë në shqyrtimin e ankesave tuaja, por edhe si një kërkesë e vazhdueshme nga komuniteti i psikologëve, të cilët përpiqen çdo ditë të ruajnë dhe respektojnë standardet profesionale.
Në disa raste kemi konstatuar se ka nga ata psikologë, të cilët tejkalojnë kufijtë e kompetencës profesionale, marrin atributet e mjekut, psikiatrit, gjyqtarit, shefit të rajonit të policisë, dietologut, logopedit apo mësuesit, nuk mbajnë në konsideratë interesin më të lartë të klientit, abuzojnë me detyrën, etj.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve ju, në mënyrë që të mund të frenojmë në kohë dëmet që ndonjë psikolog bën, jo vetëm në kurriz të qytetarëve, por edhe të vetë profesionit.
Për çdo shkelje të etikës profesionale që konstatoni, lutemi të referoni rastet pranë Komisionit të Gjykimit Etik dhe Disiplinor Profesional të Urdhrit të Psikologut.
Lutemi kërkoni gjithashtu faturën tatimore në fund të shërbimit që ju jepet.
Kemi me qindra profesionistë që punojnë çdo ditë me përkushtim dhe figura e tyre nuk mund të përbaltet nga disa kolegë, me të cilët nuk ndajnë të njëjtat parime profesionale.
Urdhri i Psikologut
#bashkepernjeprofesionmedinjitet
Recent Comments