Rikujtesë!
Urdhri i Psikologut rikujton të gjithë ata psikologë, të cilëve i’u ka përfunduar vlefshmëria e Licencës dhe që kanë interesin për rinovimin e saj, se duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare për rinovimin e Licencës. Kërkesa mund të bëhet në faqen zyrtare të Urdhrit të Psikologut duke klikuar në këtë link (linku ne bio):
KUJDES!!! Komisioni i Licencimit po shqyrton vetëm ato dosje të psikologëve, të cilët kanë aplikuar për rinovimin e licencës, ndaj nga Urdhri i Psikologut nuk do të ketë asnjë njoftim individual, sa i përket numrit të krediteve për rilicencim, për ata psikologë të cilët nuk kanë bërë ende një kërkesë.
Gjithashtu sikundër Ju kemi njoftuar edhe më parë, Urdhri i Psikologut do të përcjellë tek institucionet në të cilat ka psikologë të punësuar, të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me psikologët të cilët e kanë rinovuar licencën si dhe për ata të cilët nuk kanë bërë kërkesë për rinovimin e saj. Për këta të fundit do të merren masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, pasi askush nuk mund të ushtrojë profesionin e psikologut pa Lejen e Ushtrimit të Profesionit (në këtë rast pa disponuar licencën e rinovuar).
Komisioni i Edukimit në Vazhdim si dhe Komisoni i Licencimit do të vazhdojnë të punojnë intesivisht çdo ditë për shqyrtimin e të gjitha kërkesave tuaja, në mënyrë që më pas stafi i Urdhrit të Psikologut të ketë kohën e nevojshme për përgatitjen e listave me emrat e psikologëve, listat që do t’u përcillen institucioneve.
Ndaj Ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë psikologëve, licenca e të cilëve ka përfunduar vlefshmërinë, se duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare për rinovimin e licencës. Psikologët të cilët do të aplikojnë për rinovimin e licencës pas kësaj date, do të jenë objekt shqyrtimi i mëvonshëm nga ana e komisioneve.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments