Këtë vit hyri në fuqi vendimi i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut mbi kategorizimin e kuotizacioneve të anëtarësisë. Ky vendim favorizonte veçanërisht kategorinë e praktikantëve dhe u shtonte një barrë më të madhe financiare kategorisë së psikologëve që punojnë në drejtësi.
 
Një grup anëtarësh të UP që punojnë në sistemin e drejtësisë, e kundërshtuan në gjykatë këtë vendim.
 
Gjeni bashkengjitur vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ të përbërë nga një trup gjykues prej 5 anëtarësh, i cili në unanimitet vendosi:
 
• Mospranimin e kërkesë padisë.
 
Urdhri i Psikologut do të vijojë të punojë me korrektësi sikundër kemi bërë deri më sot.
 
Ligjshmëria në vendimmarrje është parimi ynë bazë në të gjithë aktivitetin e institucionit!