Njoftim!
Urdhri i Psikologut sqaron se çdo psikolog anëtar i Urdhrit të Psikologut, i cili është i interesuar për t’u paraqitur pranë zyrës tonë, për marrjen e ndonjë informacioni, depozitimin apo tërheqjen e çdo dokumenti që i nevojitet, duhet me patjetër të paraqitet personalisht për marrjen e këtyre shërbimeve. Ju informojmë se nuk do të ofrohet më asnjë shërbim kundrejt personave të tretë, qoftë këta familjarë, të afërm, miq apo kolegë.
Në pamundësi objektive për të qenë prezent pranë zyrës tonë, shfrytëzoni çdo formë tjetër të mundshme të komunikimit, nëpërmjet komunikimit elektronik në adresat zyrtare të e-maileve apo numrat e telefonit të institucionit tonë për marrjen e informacioneve, apo nëpërmjet shërbimit postar, për depoztimin e dokumentave.
Shpresojmë në mirëkuptimin Tuaj!
Urdhri i Psikologut