Njoftim!
Urdhri i Psikologut njofton se psikologët, emrat e të cilëve janë të shënuar në listën bashkëngjitur, rezultojnë se kanë kryer aplikimin online në website-in tonë për regjistrimin në Provimin e Shtetit, por për arsye të problemeve teknike që mund të kenë patur në adresat e tyre të e-mail-it, nuk kanë mundur të marrin dijeni, lidhur me njoftimin për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm pranë Urdhrit të Psikologut.
Ju njoftojmë se këta psikologë duhet të dorëzojnë brenda ditës së hënë, datë 21.11.2022, pranë Urdhrit të Psikologut dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në Provimin e Shtetit, si më poshtë:
a) Formulari i aplikimit; (shkarkoni nga website duke klikuar në linkun: https://www.urdhriipsikologut.al/provimi-i-shtetit/
b) Fotokopje e letërnjoftimit;
c) Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e lëshuar nga UP-ja për kategorinë e psikologëve që kanë kryer Praktikën Profesionale;
d) Dëshmi penaliteti;
g) Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
h) Kopje e Faturës së pagesës për Provimin e Shtetit;
Urdhri i Psikologut kërkon bashkëpunimin e gjithsecilit prej Jush, që nëse njihni dikë prej kolegëve, që është pjesë e kësaj liste të mund ta njoftoni lidhur me sa më sipër. Urdhri i Psikologut po i kontakton edhe nëpërmjet telefoni individualisht secilin prej tyre.
Shënim: Për dokumentat që mund të kërkojnë kohë për t’i disponuar, lutemi të dërgoni faturat e aplikimit për këto dokumenta.
KUJDES! Depozitoni pranë Urdhrit të Psikologut kopjen e faturës së pagesës dhe jo faturën origjinale. Faturën origjinale së bashku me ID duhet t’i keni me vete ditën e provimit, pasi pa to askush nuk mund të marrë pjesë në provim.
Pagesa për regjistrimin në Provimin e Shtetit kryhet për llogari të QSHA-së dhe JO në numrin e llogarisë së Urdhrit të Psikologut.
Faturat e arkëtimit si dhe vlerat e pagesave mund t’i gjeni në faqen zyrtare të QSHA-së në linkun: http://qsha.gov.al/DPSH/fatura.html
Suksese!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments