Të nderuar anëtarë,
Ju njoftojmë se në mbledhjet e datës 21.11.2018 dhe në vazhdimin e saj datë 04.12.2018 të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut, bazuar në nenin 6, pika 2e), të Ligjit Nr.40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 21, 40.1-40.7 të Statutit të Urdhrit të Psikologut, u morrën këto vendime:
1.U ngrit me 9 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër nga 10 anëtarë pjesëmarrës në mbledhje, Komisioni i Edukimit në Vazhdim, i cili do të përbëhet nga këto anëtarë:
1.Prof.Dr. Theodhori Karaj
2.Prof.Dr/Prof.As. Zenel Orhani
3.Prof.Dr/Prof.As Erika Melonashi
4.Dr. Marsela Shehu
2. U miratua me 10 vota pro, asnjë kundër nga 10 anëtarë të Këshillit Kombëtar prezent në mbledhje, Rregullorja e Edukimit në Vazhdim.
Anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit të Edukimit në Vazhdim, Ju urojmë shumë suksese në punën e tyre.
Urdhri i Psikologut Ju njofton se shumë shpejt, do të jetë e upload-uar edhe Rregullorja e Edukimit në Vazhdim, në faqen zyrtare të web-it të Urdhrit të Psikologut.
Ju faleminderit.
Urdhri i Psikologut
Recent Comments