Federata Europiane e Psikologëve të Europës (EFPA) nis procedurat për dëbimin nga Federata të Urdhrit të Psikologëve të Rusisë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vendeve anëtare të EFPA-s thirrur nga Këshilli Ekzekutiv, u vendos me mbi 85% të votave të vendeve anëtare, nisja e procedurave për dëbimin e Rusisë nga Federata.
Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë shpreh mbështetjen e fortë për Ukrainën dhe ju bashkua dje në votim vendeve të tjera anëtare ndaj Rusisë.
Ne jemi unanimisht kundra akteve të dhunës, që dëmtojnë të drejtat dhe liritë e individëve dhe vendeve demokratike dhe kemi shprehur gadishmërinë tonë për t’i ardhur në ndihmë, jo vetëm kolegëve tanë ukrainas, por edhe popullatës që po vuan pasojat e luftës.
Gjeni më poshtë deklaratën e plotë të EFPA:
https://www.efpa.eu/statement-efpa-concerning-war-ukraine-and-action-relation-efpa-membership-russian-psychological?fbclid=IwAR0v941AlDT-1_p4xywyDoGDFlmVX52XWeibYts0-q6SueUccu6GzbETph8