Rikujtesë!
Ka nisur që prej ditës së sotme shpërndarja e Kartave të Anëtarësisë 2022. Çdo anëtar i Urdhrit të Psikologut, i cili ka shlyer detyrimin ligjor të kuotizacionit për këtë vit, mund të paraqitet pranë zyrës tonë nga e hëna në të premte, ora 09:00-11:00, për tërheqjen e kartave. Rikujtojmë edhe njëherë tjetër se anëtarë e UP të cilët banojnë në ato qytete ku Urdhri ka caktuar koordinatorë, do të tërheqin kartat pranë zyrave të koordinatorëve lokalë dhe jo në zyrën qëndrore në Tiranë.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut