Njoftim!
Urdhri i Psikologut njofton të gjithë anëtarët e tij, të cilët kanë nisur ushtrimin e Praktikës Profesionale si dhe të gjithë Supervizorët, të cilët supervizojnë këto praktikantë se:
1) Kontrata TIP e cila lidhet ndërmjet tyre duhet të jetë e firmosur në çdo faqe, në mënyrë që të jetë e vlefshme sipas ligjit.
2) Të gjithë supervizorët se pas përfundimit të praktikës nga praktikanti, ata duhet të plotësojnë Formularin e Vlerësimit të Praktikës, modelin e të cilit e gjeni të ngarkuar në faqen zyrtare të UP dhe jo të plotësojnë modele të tjera të vlerësimit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Urdhri i Psikologut!