NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E ASAMBLESË V-të KOMBËTARE
Të nderuar anëtarë,
Ne datë 18 Qershor 2021, ora 10:00, do të mbahet Asambleja e V-të Kombëtare e Urdhrit të Psikologut.
Për shkak të masave anti COVID-19, Asambleja do të zhvillohet në ambjentet e jashtme të Pallatit të Brigadave në Tiranë. Për arsye të organizimit, lutemi na konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj, deri në datë 10 Qershor në adresën e e-mailit info@urdhriipsikologut.al.
Të gjithë ata anëtarë, të cilët do të udhëtojnë me mjetin e tyre private dhe kanë nevojë për parkim në ambjentet e brendshme të Pallatit të Brigadave, duhet DETYRIMISHT të na vënë në dijeni dhe të përfshijnë në konfirmimin tek adresa e e-mailit info@urdhriipsikologut.al, edhe targen e automjetit të tyre.
Rikujtojmë se pjesëmarrja në Asamble do të bëhet e mundur duke paraqitur kartën e anëtarësisë të vitit 2021.
Urdhri i Psikologut.