Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Psikologut të Republikës së Shqipërisë!

Dëshirojmë t’Ju njoftojmë se, kanë nisur aplikimet për kandidatët të cilët kanë dëshirë të përzgjidhen si anëtarë të Komisionit të Gjykimit Disiplinor Profesional.

Të gjithë Ju, të cilët jeni të interesuar, jeni të lutur të na dërgoni një kërkesë me shkrim ku të shprehni vullnetin Tuaj për të qenë pjesë e këtij komisioni, pranë zyrës së Urdhrit të Psikologut. Kërkesa duhet të depozitohet deri në datën 31 korrik 2017.

Ju kujtojmë se, në bazë të nenit 8 të Rregullores për Gjykimin Disiplinor Profesional, kandidatët për anëtarë të Komisionit të Gjykimit Profesional duhet të plotësojnë këto kritere :

  1. Të jenë anëtarë të Urdhrit të Psikologut
  2. Të kenë përvojë jo më pak se 10 vjet në ushtrimin e profesionit
  3. Të mos jenë ndëshkuar me masë disiplinore në pesë vitet e fundit
  4. Të mos jetë dënuar në organet e drejtësisë
  5. Të mos ketë lidhje të afërt gjinore apo krushqie me ndonjë anëtar të Këshillit Kombëtar.

 

Ju faleminderit!